Kanë kaluar më shumë se tre javë nga vdekja e mbretëreshës më jetëgjate të Anglisë Elizabeth II.
Ajo u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në kështjellën e Skocisë.
Në certifikatën e vdekjes të publikuar në mediat britanike shkruhet se ajo vdiq nga pleqëria. Lajmi u bë i ditur nga vajza e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Anne.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/09/7ee61f14-eeb1-49d2-b849-8ae029130453-640x913-1.jpg)
Mbretëresha u nda nga jeta në 8 shtator, vendin e saj e ka zënë mbreti Charles. Tashmë familja mbretërore i është kthyer normalitetit.