-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Çështjet kyçe që bisedova me Begajn

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim presidentin Bajram Begaj. Diplomatja amerikane nuk dha shumë detaje nga takimi, por e cilësoi kyç rolin e presidentit.

“Faleminderit President Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë” tha Kim.

Presidenca tha se gjatë takimit të dy palët diskutuan çështje që kanë të bëjnë me fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh, si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm mes dy vendeve.

Të dy palët shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet edhe në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit