-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: Targeti i riciklimit të plehrave është i ulët

Kryesoret

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf tha sot se Shqipëria ka bërë, por ka ende rrugë përpara për trajtimin e mbetjeve.

Tre ishin shtyllat e fjalës së ambasadorit në prani të Edi Ramës; legjislacioni, riciklimi dhe depozitimi.

Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivën e BE.

Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë, mbetjet janë të kushtueshme.

Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Europës dhe një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve të kundërta.

Gjermania e vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të integruar të mbetjeve është me rëndësi për qeverinë.

Shumë shërbime që janë të ofruar për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por nuk është i mbuluar tërësisht riciklimi.

Targeti i riciklimit është i ulët dhe nuk është përcaktuar një synim, një qëllim, dhe kjo është ajo që ne duam të arrijmë dhe ne jemi në krahun tuaj. Ne duhet të ndajmë mbetjet dhe duhet të ndryshojmë konsumin tonë.

Shqipëria ka themeluar venddepozitime dhe ndarje në disa bashki. Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë.

u ftoj që ta përdorni sa më mirë”, deklaroi ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf. Në fjalën e tij Edi Rama nuk e zuri me gojë në asnjë moment historinë e inceneratorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit