-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i “tërheq veshin” Ndreut dhe i thur “lavde” kryebashkiakut të Berishës

Kryesoret

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa ambasadorë dhe kryetarët e bashkive për situatën e menaxhimit të mbetjeve.

Fjalët e mira ishin për disa bashki, por ndryshe nga herët e tjerë i tërhoqi vëmendjen kryetarit të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Jam bërë i bezdisshëm që e nxjerr Lezhën gjithmonë në krye, tani duhet t’i them se tani nuk mund të qëndrojnë në pozicionin që pastrojnë.

Por të futen edhe në riciklim dhe rikompostim. Ka filluar për hir të së vërtetës. E njëjta gjë edhe për të gjithë të tjerët” tha Rama.

Kreu i qeverisë kishte fjalë pozitive edhe për kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia që u zgjodh vetëm disa muaj më parë.

Kemi edhe situata pak më negative se nuk po i përmend. Kryetari i bashkisë Shkodër nuk është këtu.

Por me bashkinë Shkodër shohim që ka një përpjekje dhe një ndryshim në qasje pavarësisht se situata në Shkodër është ku thërret qameti.

Por e vërteta është e vërtetë dhe duhet thënë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit