-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani i Hapur, Gjermania: Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë me DW për sfidat e rajonit në rrugën drejt BE.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera kanë një rrugë të vështirë përpara?

Sigurisht, nuk është një rrugë e lehtë. Ju duhet të transformoni jo vetëm legjislacionin, por të gjithë vendin.

Duhet të shtroni pyetjet: si do të zhvillohen procedurat, si do të bëhet transparenca, sa duhet të përfshihet shoqëria civile në këtë proces dhe çfarë cilësie do të ketë ky proces.

Shqipëria është në fazat e para por fatmirësisht puna po nis dhe kjo është edhe përshtypja ime kryesore: duhet të jeni kritikë për detajet, sepse detajet kanë rëndësi.

Më në fund po nisim negociatat e mirëfillta, pasi Shqipëria kishte ngelur në vendnumëro për një kohë të gjatë, për arsye për të ardhur keq.  

Kur flitet për Ballkanin Perëndimor është më e rëndësishme të flitet përProcesin e Berlinit apo për nismën tjetër të disa liderëve të rajonit, “Open Balkans”?  

 Në datën 3 nëntor do të mbahet samiti i Berlinit dhe këto javë unë po udhëtoj në Ballkan për të rritur pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit.

Kemi besimin se do të ecim përpara përsa i përket Tregut të Përbashkët Rajonal, solidaritetit në energji dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimit mes të rinjve në rajon. Pra, duam të rrisim pritshmëritë e Procesit të Berlinit dhe kjo është diçka e mirë.

Ky Proces synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e këtij rajoni. Nuk është kundër këtij apo atij projekti. Procesi i Berlinit ka të bëjë me çuarjen përpara të gjërave dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë në këtë zhvillim.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit