-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë në familje dhe kundërshtim të forcave policore, në pranga 5 persona

Kryesoret

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Shtetasit akuzohen për:”Dhunë ndaj Familje”, “Kundërshtim i Policisë”, “Drejtim automjetin nën efektin e alkoolit”.

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. H., 21 vjeç (vëllai i 33-vjeçarit), pasi kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen L. G., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit