-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dimër i vështirë përpara, një metër dru shkon deri në 100 euro në Kosovë

Kryesoret

Kosovën duket që e pret një dimër i vështirë përpara. Një metër dru shitet tashmë nga 70 deri 100 euro.

Megjithatë qytetarët kanë deklaruar se pavarësisht rritjes së çmimeve me paralajmërimin për kufizimin e energjisë elektrike janë të detyruar të blejnë drutë.

Gani Fejza, i cili kishte dal për të blerë dru tha që çmimi i druve për metër kub është i papërballueshëm duke shtuar se vitin e kaluar për një metër dru ka paguar 30 euro.

“Kam ardhur me i marr do dru për dimër, çmimi është shumë i shtrenjte i pa përballueshëm, 70, 75 deri në 80 euro shkon çmimi. Vitin e kaluar e kemi paguar 30 deri 35 më së shumti”.

“Nuk e di qysh ja dalim, rrymë po thojnë s’ka me pas, problem për besë. Qymyri është i ndalushëm pos me dru”, tha Fejza.

Ramadan Kameri, tha për Ekonomia Online se formë tjetër të ngrohjes nuk ka për shkak të shtrenjtimit të rrymës janë të detyruar të blejnë dru.

“Ende nuk kemi ble por çmimi është rrit shumë është dyfishuar nga viti i kaluar, por ka edhe mungesë të druve sepse vetëm Gollaku është me mal edhe malet janë pre shumë këtë vit duhet me ble por janë shtrenjtuar shumë, shumë tepër 70 deri në 80 euro”.

“Ky çmim nuk është i përballueshëm por me gjendjen në Kosovë tash s’kem çka bëjmë duhet me i marr diqysh. Formë tjetër të ngrohjes nuk kemi, se rryma shtrenjt duhet me dru tjetër rrugëdalje nuk ka”, tha Kameri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit