-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjukanoviç: Abazoviç punon për Serbinë e Madhe

Kryesoret

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç e ka akuzuar kryeministrin në largim, Dritan Abazoviç si ‘kontraktor të Serbisë së Madhe’.

“Ai afat ka kaluar dhe tani parlamenti është përgjegjës për paralizën institucionale të Malit të Zi.

Ata që nuk ia dëshirojnë të mirën Malit të Zi, duan paralizën institucionale të Malit të Zi, prandaj asnjë nga 18 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese nuk u zgjodh.

Për të vërtetuar tezën e nacionalizmit serbomadh dhe se Mali i Zi duhet të kthehet në Serbinë e Madhe, që është dëshirë edhe e Rusisë Perandorake edhe e Serbisë së Madhe.

Është e qartë se ata kanë një kontraktues, dhe ai është kryeministri aktual (Dritan Abazoviç)’, tha Gjukanoviç.

Presidenti pohoi se shumica parlamentare mund të paraqesë prova për 30 ditë se ka shumicën për mandatin.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se parlamenti do të duhet të mendojë se si të dalë nga ky ngërç nëse nuk dëshiron të jetë bashkëpunëtor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit