-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Infantino: Kosova është vend i bekuar me talente të jashtëzakonshëm

Kryesoret

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nga Kosova u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për ndërtimin e stadiumit në Prishtinë për të cilin thotë se do të ishte simbol i vendit.

Infantino nuk harroi ta përmendë edhe Fadil Vokrrin, për të cilin ritheksoi se gëzon respekt të madh.

“Për mua është kënaqësi dhe nder të jem në Kosovë, dhe të jem me presidentin e FFK-së. Është një shtet futbollistik. Është një koincidencë se kur unë jam bërë president i FIFA-s, Kosova u anëtarësua në të.

U takuam me presidenten, kryeministrin, ministrin dhe kryetarin e Prishtinës i cili më dha çelësin e qytetit. U takuam edhe me klubet. Dua t’iu falënderoj të gjithë për atë që po bëni për të promovuar sportin.

Kosova është një vend i veçantë, i ri. Është një vend i bekuar kur shikoni talentet që ka ky vend, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit. Talent të jashtëzakonshëm”, ka thënë Infantino.

“Diskutuam me udhëheqësit se si ta dërgojmë futbollin në një nivel tjetër. Biseduam për futbollin në shkollë, futbollin në akademi, për stadiumin nacional të këtij vendi, i cili do të ishte simbol i këtij shteti të ri.

Jemi duke shikuar si të bashkëpunojmë për këtë. Dua të falënderoj Ademin që po bën një punë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

“Dua ta kujtoj një person që ka qenë i afërt me mua, Fadil Vokrrin, të cilin e kam njohur para se të bëhem president i FIFA-s”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit