Prej më shumë se një muaj e gjysmë Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë.
Pistat dhe aludimet janë disa, por në fund ende nuk ka një përgjigje nga shteti, konkretisht policia, nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim.
Në media ka qenë dhe vazhdon që të jetë kryefjalë duke u kthyer në telenovelë. Ditën e sotme në media ka qarkulluar një tjetër foto e biznesmenit, të cilësuar si “mbreti” i basteve.
Fotot e tij që kanë qarkulluar në rrjetet sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi nuk ishte shumë i ekspozuar.