Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i Qeverise për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.
“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.
“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent.
Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KWh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.
Reduktimet e Energjisë
Zyrtarë dhe ekspertë të energjisë, megjithatë thonë se nuk mund të parashikojnë një krizë energjetike apo rritje të çmimit të rrymës në Kosovë, që tashmë ka nisur të prekë shumë vende të Evropës përfshirë edhe Shqipërinë.
Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë thotë se do të krijojnë një task-forcë “për koordinimin për dhënie të informacioneve dhe sugjerimeve se si duhet të përgatitemi në rast të thellimit të kësaj krize në Evropë dhe ndikimit të saj në Kosovë”.
Momentalisht nëpër gjithë Evropën, faturat për energji janë shumë të larta, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.