-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krisje me Berishën? Meta flet për porositë e Yuri Kim dhe s’e lëshon Saliun

Kryesoret

Nuk ka asnjë krisje me Sali Berishën”. Kështu u shpreh sot Ilir Meta në një konferencë për mediat për disa cështje aktuale me fokus amnistinë fiskale.

Referuar takimit pak ditë më parë me ambasadoren amerikane, kryetari i PL-së, tha se kanë qëndrime të kundërta për disa cështje. Edhe pse nuk e përmendi, njëra prej tyre për të mos thënë e vetmja mund të ketë qenë mbi Sali Berishën.

Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë bashkëpunuese. Sikurse edhe vetë është shprehur zonja ambasadore. Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime dhe vlerësime për cdo gjë. Kjo është normale po të kemi parasysh edhe pozicionet.

Unë jam politikan, zonja është diplomate dhe do u përmbahet udhëzime që merr. Por bashkëpunimi është i shkëlqyer.

Sa i takon cështjeve të brendshme, jam i bindur që respektojnë zgjedhjet e cdo force politike dhe qytetarëve dhe në cdo drejtim jam i sigurt se do të respektojnë cdo vendim të hapur dhe demokratik që merr partia e Lirisë” tha ai.

I pyetur nëse SHBA do i kërkonte distancimin nga koalicioni me Sali Berishën, Ilir Meta ishte i prerë kur nuk e lëshoi kryetarin e PD-së.

Në cdo rast, marrëdhëniet e mia dhe të PL-së dhe SHBA-së nuk cenohen dhe mos harroni që Amerika është vendi i lirisë. Fund të fundit liria do të thotë që në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar se e respekton” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit