-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtimet pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të policisë

Kryesoret

Katër zyrtarë të komisariatit numër 1 në Farkë, janë pezulluar për 30 ditë.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.

Janë pezulluar Shefi i Komisariatit nr 1, Bujar Mehmeti, Flamur Sula shef i postës policore në Farkë, inspektori i krimeve, Alban Rama si dhe Nazmi Kareci me detyrë specialist.

Vendimi ka ardhur një ditë pasi, Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë ka nisur një hetim për shkelje të rëndë, duke vënë në shënjestër 4 punonjës të policisë, pasi dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë.

Këta persona dyshohet se kishin informacione që disa objekte kryesisht në zonën e Liqenit të Thatë dhe në Farkë ishin ndërtime pa leje, e megjithatë nuk kanë ndërhyrë për të ndërprerë punimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit