Gjykata e Apelit ka caktuar masën “arrest shtëpie” për biznesmenin Nikolin Janina.
Janina është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge pasi ishte lideri i një grupi kriminal në Spanjë.
Nikolin Janina, u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.
Ky grup kriminal trafikonte heroinë, kokainë, morfinë e opium në disa vende të BE-së.
Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.
Janina ishte pronar i kompanisë “Porcelanosa’, që fillimisht iu sekuestruan pasuritë por më pas me vendim gjykate sekuestroja u tërhoq.