-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky thirrje rusëve: Ngrihuni kundër Putinit

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje dje rusëve të revoltohen kundër homologut të tij Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

“Për t’i dhënë fund kësaj, ju duhet të ndaloni njeriun në Rusi që dëshiron luftën më shumë se jetën,” tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të përditshëm të mbrëmjes.

Në një video tjetër, Zelensky iu drejtua në mënyrë specifike banorëve të rajonit shumëkombësh të Kaukazit.

Shumë anëtarë të pakicave etnike thuhet se po dërgohen në zonat e luftës në Ukrainë.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi trupat ruse për vrasje, tortura, përdhunime dhe shkatërrime. “Kjo mund të ndalet”, por populli rus “duhet të ngrihet dhe të luftojë”. Ai vlerësoi gjithashtu atë që ai e quajti rezistencë ndaj mobilizimit të pjesshëm të 300,000 rezervistëve të shpallur nga Kremlini.

Zelensky gjithashtu pretendoi se 58,000 rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Ky numër nuk është konfirmuar nga Moska dhe është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit