Policia ka vënë në pranga Besfort Morinën dhe Julian Lacaj. Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë Bujar Ibrahimi dhe Ilir Hoxha pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
“Në autostradën “Milot – Morinë”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndaluar 2 automjete. Pas kontrollit të ushtruar në secilin prej tyre, kanë gjetur, në njërin prej tyre, 6 emigrantë nga vendet e treta MENA. Ata po transportoheshin kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit në automjetin tjetër nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Në këtë automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi J. L., i cili shoqëronte dhe ruante automjetin me emigrantë.
Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit B. M., 26 vjeç, banues në Kosovë dhe J. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
-Në vijim të operacionit “Autostrada”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, pas disa orësh, është evidentuar dhe goditur një rast tjetër.
Në vendin e quajtur Fang, Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Tiranë – Prishtinë”, janë gjetur 2 emigrantë nga vendet e treta MENA”, njofton policia.