Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të premten popullit se Rusia i ka tashmë katër rajone të reja.
Sipas tij, banorët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – e kanë marrë vendimin e tyre.
“Rezultatet dihen, dihen mirë”, ka thënë ai.
“Jam i sigurt që Asambleja Federale do t’i mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, ka thënë Putin para publikut.
Ai ka nënshkruar dokumentet e aneksimit dhe ka emëruar liderët rusë në të katër territoret ukrainase.
Përgjatë fjalimit, Putin është kthyer mbrapa në histori – duke pretenduar se shumë gjenerata të rusëve kanë luftuar për këto toka.
Putin e ka mbrojtur atë që tashmë e ka bërë në Ukrainë – aneksimin e katër rajoneve – duke thënë se janë territore ruse dhe ka fajësuar Perëndimin se ka bërë përpjekje për ta nënshtruar Rusinë.
Fjalimi tij në Kremlin pasoi mbajtjen e referendumeve të rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht nga ushtria ruse.
Perëndimi i ka konsideruar këto referendume si të paligjshme.