-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: SHBA-ja nuk frikësohet nga kërcënimet e Putinit

Kryesoret

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, aneksoi katër rajone të pushtuara të Ukrainës.

Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territoret që aneksoi. Ai deklaroi se rajonet do të ishin “përgjithmonë” pjesë e Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aneksimi ishte “përshkallëzimi më serioz që nga nisja e luftës” më 24 shkurt.

Gjatë një fjalimi më 30 shtator, lideri rus pretendoi se qytetarët në Herson, Zaporizhja, Luhansk dhe Donjeck, kishin votuar “për t’iu bashkuar atdheut të tyre”.

Ai iu referua referendumeve të rreme që u mbajtën në këto katër rajone nga 23 deri më 27 shkurt. Por, Ukraina dhe Perëndimi i kanë dënuar këto votime, duke i quajtur të rreme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit