Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar paraditen e sotme pas deklaratave të Kryeministrit Rama në lidhje me përgjegjësinë e tij dhe qeverisë që drejton për ndërtimet dhe kullat pa leje.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi ka akuzuar Ramën si “investitori dhe përfituesi kryesor”. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PL-së ka publikuar dhe pesë fakte që sipas tij e lidhin Ramën me kullat në Tiranë.
“Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi”, thuhet në postimin e Blushit.