-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I rrethuan forcat ukrainase, rusët “ja mbathin” nga Limani

Kryesoret

Rusia njoftoi se ka tërhequr trupat nga qyteti i Limanit, pas një kundërofensive të Ukrainës që synon të rimarrë territoret e pushtuara nga Moska.

Njoftimi u bë nga agjencitë ruse të lajmeve Tass dhe RIA, që citonin ministrinë ruse të Mbrojtjes. Limani shtrihet 160 kilometra në juglindje të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Qyteti konsiderohej si një pikë e rëndësishme për trupat ruse, si për komunikimet tokësore ashtu dhe për logjistikën. Tashmë Ukraina ka gjasa të vazhdojë të përparojë më tej, potencialisht në rajonin e pushtuar të Luhanskut, i cili është një nga katër rajonet që Rusia shpalli aneksoi të premten.

Forcat ukrainase mbërritën të shtunën në Liman duke rrethuar me mijëra trupa ruse, që sipas një zëdhënësi të forcave lindore të Ukrainës llogariteshin në rreth 5.500 (trupa).

Marrja e Limanit konsiderohet një goditje e fortë për Rusinë./Voa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit