Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi ju gjetën 20 kilogramë kokainë e pastër në makinë.
Raportohet se patrulla e Fiamme Gialle urdhëroi ndalimin e një makine me targa gjermane menjëherë pas daljes së autostradës Foggia. Në ato momente shoferi me origjinë shqiptare, filloi të shfaqte shenja nervozizmi.
Ndaj, është bërë kontrolli i kujdesshëm i mjetit, duke gjetur në bagazh një fund të dyfishtë me sistem hapjeje me telekomandë, brenda të cilit ishin fshehur shkopinjtë e kokainës. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Foggias ku do të dënohet për posedim të paligjshëm të drogës./Immediato