-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen reagimi i parë i shtetit për Ervis Martinajn: Aventurat e “heroit”…

Kryesoret

Prej gati dy muajsh lajmi kryesor në media ka qenë dhe është zhdukja e Ervis Martinajt. Biznesmeni i basteve ende nuk është bërë i gjallë pas zhdukjes në 10 gusht. Krim apo inskenim? Policia këtë ende nuk di ta thotë.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi drejtorit të ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku që të ketë sa më shpejt një përgjigje.

Në një kohë, kur ky personazh lakohet thuajse cdo ditë në media, mes të cilëve edhe nga vetë kryeministri, kryetari i opozitës apo zyrtarë të tjerë, AMA ka dalë me një njoftim.

I pari reagim zyrtar me dokument nga shteti për Ervis Martinajn që pas zhdukjes.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po i trajtojnë televizionet personat me precedent kriminal. Emri nuk përmendet, por referenca duket se është e qartë dhe shkon për Ervis Martinajn.

Në një deklaratë për mediat, AMA thotë se nga monitorimi i televizioneve ka konstatuar me shqetësim, se persona me precedentë penalë herë-herë trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit