-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti i ri sjell përplasjet e para në Kosovë mes opozitës e qeverisë

Kryesoret

Opozita në Kosovë po kërkon rishikim të buxhetit, duke akuzuar qeverinë për shkelje të shumta në ndarjet buxhetore. Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje thotë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme aktualisht. Ndërsa, njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se aktualisht nevojitet rialokim i mjeteve dhe jo rishikim i buxhetit.

Kriza ekonomike e niveli i lartë i inflacionit në vend ka bërë që Qeveria të jetë në qendër të kritikave të opozitës për mosveprim. Ndër to është edhe mënyra e menaxhimit të buxhetit. Si rrjedhojë, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Ekzekutivi për punojë për rishikimin e dytë të buxhetit të sivjetmë.

Mirëpo, vlerësim tjetër ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Enver Haliti, anëtar i kësaj partie në komisionin parlamentar për Buxhet, nuk e sheh të arsyeshme rishikimin e buxhetit në këtë periudhë, përveç nëse paraqitet ndonjë kërkesë e jashtëzakonshme. Buxheti është rishikuar një herë në pjesën e parë të këtij viti, të cilit pas rritjes së të hyrave i janë shtuar 150 milionë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit