Edhe Shqipëria përballet me vështirësi të pazakonta të furnizimit me energji. Dy termocentralë lundrues pritet të prodhojnë energji me kosto më të ulët. Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlorës, në detin Jon, do të fillojnë të prodhojnë në 1 janar 2023, 15 për qind të sasisë së energjisë vjetore që i duhen ekonomisë dhe familjeve në Shqipëri.
Sipas ekspertëve vendas energjia e prodhuar nga dy termocentralët lundrues, të marrë me qira për 2 vjet nga kompania amerikane “Excelerate Energy,” do të ketë një kosto tri herë më të ulët sesa e njëjta sasi e importuar.
Lufta në Ukrainë, kriza energjitike nga reduktimi drastik prej Rusisë i furnizimit të Europës me gaz natyror, parashikimet për një dimër me reshje të pakta shiu dhe dëbore, rritja stratosferike e ꞔmimit të energjisë në tregjet europiane dhe botërore janë sinjale të qarta edhe për Shqipërinë që parathonë vështirësi të pazakonta të furnizimit me energji.
Shndërrimi i Shqipërisë në një qendër energjitike rajonale ka sjellë interes në rritje të partnerëve rajonalë për të bashkëpunuar, bazuar në interesa të ndërsjellta për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe uljen e varësisë në rajon nga gazi rus./DW