-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëntë shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Kryesoret

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje Aleancës që t’i ofrojë më shumë armë Kievit, në mënyrë që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse.

Deklarata e lëshuar më 2 tetor u nënshkrua nga liderët e Republikës Çeke, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Deklarata e përbashkët e këtyre nëntë shteteve vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi më 30 shtator se Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.

Kjo kërkesë e Ukrainës u bë në ditën e njëjtë që presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se Rusia ka aneksuar katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne nuk njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territor ukrainas”, u tha në deklaratën e nëntë liderëve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Deklarata e Putinit se Rusia ka aneksuar rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, u pa si përshkallëzim i madh nga ana e Kremlinit.

I pyetur për kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha për një televizion amerikan se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensus dhe se të 30-të aleatët duhet të pajtohen që të merret një vendim i tillë”.

Stoltenberg tha po ashtu se rimarrja e kontrollit të qytetit të Limanit nga forcat ukrainase – qytet që gjendet në Donjeck – është dëshmi se ukrainasit po bëjnë përparim dhe janë në gjendje të dëbojnë nga territori forcat ruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit