-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja e grupeve në Angli për “shtëpi bari”, “koka” e shqiptarit që “kushtoi” 400 mijë paund

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli. Një grup prej 7 shqiptarësh ka marrë peng një tjetër bashkëkombës së tyre. Arsyeja e përplasjeve dyshohet të jenë prishja e pazareve për “shtëpitë e barit”.

Sipas policisë këto dyshime vijnë pasi grupi shqiptarë rezulton me precedentë të mëparshëm penal në këtë fushë. Ende nuk është bërë i ditur se kush është shqiptar i marr peng apo nëse ai kishte ndonjë rolë në organizatën kriminal.

Grupi kërkoi 400 mijë paund për ta liruar, por fal ndërhyrjes së policisë, ai u la i lirë në kohë dhe janë arrestuar 7 pengmarrësit.

Operacioni u zhvillua mes Policisë së Shtetit dhe policisë britanike.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij,” është njoftuar nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit