Elton Dodaj është arrestuar nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 38-vjeçari është dënuar nga gjykata e Torinës për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai ka bashkëpunuar dhe me një grup kriminal në Itali.
“E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë,” ka njoftuar policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.