-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’ka më investitorë”, Meta: Oligarkët e Ramës po pastrojnë paratë me ndërtime

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj mungesës së industrisë dhe investitorëve të huaj në vend.
Ai është shprehur se qeveria ka krijuar një klimë jo të favorshme në vend pasi në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit në ndërtime. Ai po ashtu ka shtuar se investitorët e huaj zgjedhin vendin fqinjë për të investuar.

Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.

Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.

Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë,” është shprehur Meta në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit