-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot derbi i shumëpritur Partizani – Tirana, ‘paralizohet’ lëvizja në zonën pranë ‘Air Albania’

Kryesoret

Kryeqyteti vishet sot me ngjyrat e derbit, pasi në 19:00 në ‘Air Albania’ nis sot akti i radhës i derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana. Të kuqtë pritës do të kërkojnë të thyejnë ‘mallkimin’ pasi kampionët aktualë të Shqipërisë nuk mposhten nga Partizani prej pesë ndeshjesh. Sfida pritet me shumë rivalitet, ndërsa “demat e kuq” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të kampionatit me 12 pikë, + 4 nga bardheblutë e vendit të 5-të.

Ashtu si Tirana dhe Partizani i kanë synimet e qarta për këtë sezon, me bardheblutë që duan të mbrojnë fronin ndërsa Partizanin që kërkon ta ulet vetë aty. Kampionët në fuqi të Orges Shehit do të luajnë këtë ndeshje pas fitores ndaj Teutës, teksa nuk mposhten prej 3 ndeshjesh, disfata e parë dhe e fundit ishte kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 1-2.

Nga ana tjetër, edhe të besuarit e Xhovani Kolelës gjithashtu e kanë provuar shijen e humbjes, teksa ishte përpara 2 takimeve, ajo ndaj Erzenit në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit