Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj u shpall Kampione Ballkani “Cadet”, në Turqi. Ajo ia doli të dalë më e mira e rajonit, teksa fitoi katër ndeshje, duke dhuruar një paraqitje fantastike në çdo sfidë.
Teksa rrëfen emocionet e këtij titulli, ajo shprehet se mezi e priste këtë garë, pas ka bërë shumë stërvitje dhe se ky titull ishte një shtysë e madhe për të për të fituar edhe medalje të tjera më të rëndësishme në sportin që ajo përfaqëson.
“Jam shumë e emocionuar për këtë medalje pasi kam bërë shumë stërvitje dhe mezi prisja të zhvillohej si garë. Ky titull ishte një shtysë për medalje më të rëndësishme”- u shpreh sportistja.