-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia vret 30 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit

Kryesoret

Turqia tha se ka “neutralizuar” rreth 30 anëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në operacione të ndara në Irak dhe Siri.

Termi “neutralizim” përdoret nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë për të treguar se ka vrarë kundërshtarët.

Ministria turke e Mbrojtjes tha më 2 tetor se sulmet ajrore kanë vrarë 23 anëtarë të PKK-së në rajonin Asos, që gjendet 140 kilometra larg kufirit të Turqisë, në veri të Irakut. Ndërkaq, shtatë të tjerë u tha se u vranë në veri të Sirisë.

Turqia rregullisht kryen sulme ajrore, shpesh me dronë, në territoret e Irakut dhe Sirisë, si pjesë e ofensivës së saj kundër militantëve të PKK-së që gjenden në këto shtete.

PKK-ja ka nisur kryengritjen ndaj shtetit të Turqisë më 1984 dhe mbi 40.000 persona janë vrarë që nga nisja e konfliktit. PKK-ja njihet si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit