-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokainë e kanabis në rrugët e kryeqytetit, në pranga dy të mitur dhe një 18-vjeçar

Kryesoret

Dy të mitur dhe një 18-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme në Tiranë.

L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit