7 vajzat e huaja, të arrestuara disa ditë më parë në Tiranë, për ushtrim prostitucioni, kanë lënë qelitë. Me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi për to masën e sigurisë “detyrim para”.
Një faqe online në internet iu shërbente vajzave të huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri për të marrë rezervime nga klientë të interesuar për shërbimet e tyre. Kështu ka funksionuar gjetja e punës për 6 vajzat e huaja që u kapen disa ditë më parë nga policia shqiptare, deri në momentin e prangosjes së tyre.
Pas rezervimit, vajzat e moshës 20 deri në 30 vjeç kryesisht nga vendet e Amerikës latine, shoqëronin klientët shqiptarë në ambiente dhe hotele të ndryshme në këmbim të pagesës.
Hetuesit e kanë ende të paqartë se kush fshihet pas kësaj skeme, ndërsa vajzat e arrestuara, që sot dolën para gjykatës kanë pranuar që punojnë si eskorta.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion 6 vajzat e tjera të cilat kishin ardhur në Shqipëri nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia.
Por të shtata u liruan sot nga gjykata e Tiranës , pas kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën detyrim paraqitje. Në të njëjtën kohë gjykata vendosi sekuestrimin e pasaportave të vajzave për mos dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimit. Ne ndjekje penale për këtë rast janë 4 pronarë të apartamenteve ku jetonin vajzat e huaja