Një 23-vjeçar grek “pagoi” rëndë grabitjen që kreu mbrëmjen e së premtes në Volos, Greqi ndaj një 54-vjeçari shqiptar.
Ky i fundit e sulmoi dhe e rrahu të riun grek.
Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë. Më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku.
Por shqiptari e ndoqi hajdutin së bashku me një të afërmin e tij dhe më pas e dhunuan deri sa ndërhyri policia greke dhe arrestuan grabitësin.