-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa në Sarandë: 1200 fëmijë pa shkollë, qeveria fjeti gjumë gjatë verës

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar mbylljen e një tjetër shkolle në Sarandë.

Ditën e sotme ajo ka qenë në shkollën “Adem Sheme”, e cila ka 1200 nxënës dhe ajo po mbyllet për shkak se nuk është rikonstruktuar gjatë muajve të verës.

Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?

Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore,” është shprehur Zhupa.

Ajo ka shtuar se kushtet e arsimit janë një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare, për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit