Kreu parlamentar i PS-së, Taulant Balla është shprehur në Kuvend për çështjen e Chez.
Ai ka zbuluar se Kuvendi ka ngritur një komision për Berishën, i cili ka zbuluar fakte në lidhje me korrupsionin e CHEZ.
“Kuvendi ka ngritur një komision hetimor që lidhet me çështjen energjetike në 2016. Në fund të komisionit, si rrallë ndonjëherë, kemi votuar me 74 vota përfshirë dhe votën e Ilir Metës për të kallëzuar Sali Berishën dhe bandën e tij për një dëm prej 480 milionë eurosh. Kuvendi duhet ti drejtohet SPAK pët i këtkuar një përgjigje pse nuk merret në pyetje ende Sali berisha.
Në materialen e kuvendit, kemi gjetur ndër të tjera dhe faktin më flagrantë. Dy ditë para zgjedhjeve të 2009, sekseri njoftonte me palën çeke se kishte biseduar me Berishën. Ky person është para bankës dhe ka tërhequr 6.1 milionë euro,” është shprehur Balla.