Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur në Kuvend në lidhje me sulmet nga mazhoranca për financimet ruse.
Ai ritheksuar se asnjë fond nuk është futur në PD. Ato i ka marr Basha dhe se tani ka një komison hetimor.
“Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha. U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë”, tha ai.