-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë la pas uragani ‘Ian’? Shkon në mbi 80 numri i viktimave në SHBA, nis vlerësimi i dëmeve nga ‘sigurimet’

Kryesoret

Numri i të vdekurve nga uragani ‘Ian’ shkoi në mbi 80 në fundjavë, ndërsa banorët e prekur nga stuhia në Florida, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut kanë filluar përpjekjet e rimëkëmbjes, që pritet të kushtojë disa dhjetëra miliarda dollarë, sipas përllogaritjeve.

Referuar të dhënave të deritanishme, ekspertët që merren me analizimin e rreziqeve në të tilla situata, bëjnë me dije se kompanitë e siguracioneve pritet të përballen me fatura marramendëse, të cilat mund të kapin shifrën e rreth 57 miliardë dollarëve.

Ajo që ka mbetur pas nga uragani është vërtetë katastrofike, teksa shumë prej vendeve të prekura, deri një javë më parë ishin ndër destinacionet më të preferuara për pushime, ndërsa sot janë kthyer në një gërmadhë ku ka vetëm shkatërrim dhe s’ka mbetur pothuajse asgjë.

Njoftimet thonë se numri i të vdekurve nga stuhia pritet të rritet. Qyteti Fort Myers në qarkun Lee është shkatërruar pothuajse tërësisht. Stuhia e fuqishme i ka hedhur jahtet si lodra mbi njëra-tjetrën. Me numrin më të madh të viktimave nga stuhia, qarku nuk ka ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe karburantet janë të mbyllura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit