Partia Demokratike, pjesa e grupit të Enkelejd Alibeajt kërkon që të shtohen edhe 33 bashki të reja në reformën e re territoriale.
Në total nga 61, numri i bashkive që kërkon grupi i Alibeajt është 94. Gjithashtu kjo pjesë e PD-së kërkon që të shkurtohen dhe të hiqet termi qark.
Kërkohet që Shqipëria të ndahet në tre rajone dhe gjithashtu të ketë ministri për pushtetin vendor.
PROPOZIMET E PD-së-Grupi i Enkelejd Alibeajt
Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë.
Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.
2 opsionet e ndarjes së rajoneve
Opsioni 1: 6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)
Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).