-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e ‘Turgut Ozal’, Rama: Këtu nuk i jep dot urdhërat Erdogan

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me mbylljen e kolegjit ‘Turgut Ozal’. Ai zbuloi se kjo ishte një kërkesë që prej kohësh i bëhej nga presidenti turk, duke theksuar se nuk ishte urdhër por kërkesë.

“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike’, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, kjo ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe, vijoi ai, ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

‘Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë’, theksoi kryeministri Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit