-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Kapja e bashkive nga Rama, ka falimentuar të pushtetin vendor

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka denoncuar gjendjen e plehrave në zonën e Fllakës që ndodhet mes Durrësit dhe Tiranës. Me anë të një postimi në facebook, Meta shkruan se kjo situatë është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”.

Gjithashtu kreu i PL ka siguruar qytetarët se rikthimi i opozitës në pushtetin lokal do të rikthejë llogaridhënien.

Postimi i Ilir Metës:

Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës, është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”.

Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor.

Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit