-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Metës: “Mbrojtja” luks me “tallava” në kohë krize

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar për tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitete artistike. Sipas Blushit në krizën që po jetojmë këto janë shpenzime luksi.

Gjithashtu Blushi, i bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes të anulojë tenderin dhe ti ndajë fondet për familjet më në nevojë.

Reagimi i plotë:

Shpenzime luksi, në kohë krize! Ministri Peleshi hap tender “tallavaje”: 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje!

Në kulmin e krizës ekonomike, Ministria e Mbrojtjes shpall tender për aktivitete artistike, krejtësisht të panevojshme në kushtet ku ndodhet vendi ynë.

Kur 67% e popullsisë me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, po ndjen si kurrë më parë lakun e varfërisë për shkak të rritjes abuzive të çmimeve, dhe kur Qeveria u ndan “thërrime” shtresave më në nevojë të shoqërisë që po lëngojnë nga mjerimi i tejskajshëm, Niko Peleshi vendos të shpërdorojë fondet publike për ahengje.

Kur pensionistët çdo ditë ndjejnë koston e rëndë të shtrenjtimit të ushqimeve, ilaçeve dhe energjisë elektrike, kur mjekët, infermierët dhe arsimtarët kërkojnë rritje rroge, kur studentët kërkojnë më shumë mbështetje ekonomike për të përballuar universitetet, kur jetimët në qendrat sociale janë të paushqyer sepse u vidhet edhe kafshata, Niko Peleshi shpall tender për “tallava”.

Anuloni urgjent tenderin dhe ndani këto fonde për familjet më në nevojë!

Qeverisë së tallavasë, babëzisë dhe paligjshmërisë që zhvat papushim shqiptarët dhe fondet e tyre i keqpërdor në këtë farë feje, i duhet treguar vendi sa më parë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit