13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Plas” ironia në Kuvend, Korreshi: Me këto çmime do ngelit rrushi varur e preshi përpjetë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Saimir Korrehsi në foltoren e kuvendit ka folur për problematikat që ka në shkollat në Lushnje.

Ai ka folur për shkollën që u shemb në fshatin Golem. Korreshi ka ironizuar situatën dhe është shprehur se fati i Lushnjës që në atë zonë erdhi Balla dhe situata sikur u rregullua. Po ashtu për fermerët ai ka shtuar se qeveria ishte në merak për grurin dhe jo prodhimet e tjera.

“Kur vijë këtu dhe dëgjoi fjalimet tuaja, them ore vallahi a jetoj në të njëjtin vend si këta unë. Të vish nga baza e të thuash që atje është grurë çdo gjë, ju e dini.

Të flasim për Lushnjen, vetëm jetë nuk ka atje, është kthyer në jetë “qeni”. Shyqyr që erdhi Taulanti dhe i dëgjojnë llafin dhe i japin ndonjë investim se Lushnja kishte 12 vite nuk ishte prekur ndodnjëherë.

Prindër e banorë në Golem kanë dal në protest. Fal Zotit, që tavani i shkollës ra natën. Deputet e PS do ta kishin ngritur këtë si problem, se është zonë e majtë. Keni që në ’73 që s’keni ngulur një kokërr gozhdë në atë shkollë.

Ku është qeveria për fermerët, 20 lekë kilja e rrushit. Me këto çmime do na ngeli rrushi varur e preshi përpjetë.” është shprehur Korreshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit