-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PPP, rritet financimi i koncesionit të laboratorëve me 2.4 mln euro

Kryesoret

Me një vendim qeverie që u publikua së fundmi në Fletoren zyrtare, Qeveria rriti me 10% financimin për kontratën koncesionare të laboratorëve, e cila është në vitin e tretë të zbatimit.

Sipas vendimit të qeverisë, që detajon shpenzimet për financimin e shërbimit spitalor përcaktohet se financimi për koncesionin e laboratorit, ndaj kompanisë “Laboratory Network” do të arrijë në mbi 1.6 miliardë lekë këtë vit nga 1.3 miliardë lekë që ishin projektuar në buxhetin fillestar të këtij viti.

Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro.

Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncensionin e laboratorit.

Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028 më një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH.

Vlera vjetore e financimit është 1.3 miliardë lekë, por duket se gabimet në hartimin e kontratës do të vënë buxhetin e shtetit në vështirësi për financime shtesë. Këtë rrezik e lajmëroi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Por ndërsa qeveria shtoi financimet ndaj PPP-së së laboratorëve fitimet e kompanisë që zotëron këtë koncesion kishin një normë të kënaqshme fitimi.

Të ardhurat e kompanisë sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishin 1.3 miliardë lekë në vitin 2021, ndërsa fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë.

Norma fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19 % më shumë se, dyfishi i normës së fitimit mesatare në tregun shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit