-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakerohet MEMEX? Policia tenton t’ju kyçë “gojën” mediave: Ja si është e vërteta

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj informacioneve të publikuar në media ditën e sotme. Ajo ka sqaruar se të dhënat nuk janë të sistemit MEMEX, por ka pranuar që janë të dhëna të rrjedhura nga sistemi policor.

Po ashtu, policia ka shtuar se të dhënat sensitive të MEMEX nuk janë prekur dhe po hetojnë se si kanë rrjedhur të dhënat. Gjithashtu u ka kërkuar mediave të mos i publikojnë.

Njoftimi i policisë

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit