Ditën e sotme po mbahet komisioni për reformën zgjedhore, ku bashkryetarët të kësaj reforme janë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjinkuri.
Gjinkuri është shprehur se drafti i propozuar është i plotë dhe mund të ketë pikë të veçanta për të shtuar nga ekspertët për të shtuar çështje të tjera zgjedhore.
“Ajo që unë shoh këtë është në përputhje me atë që shkruhet në Kuvendin e Shqipërisë.
Komisioni ka për detyrë hartim e ndryshimeve legjislative dhe trajtimin e rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhjet 2023.
Këtu kemi të bëjmë vetëm me rekomandimet e OSBE-së. Nëse ka propozime të tjera që do të biem dakord të gjithë le ti shqyrtojmë,” është shprehur Gjiknuri teksa ka shtuar se në draft janë prekur të gjitha pikat e kodit zgjedhor.
Alibeaj nga ana tjetër është shprehur se nuk do të duhet të pritet të kalojë reformat territoriale, pasi reforma zgjedhore mund të vazhdojë përpare.