-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD për aksidentin në Durrës: Një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, me anë të një postimi në facebook ka reaguar pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të miturit dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Postimi i Zhupës

Sot është një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve.
Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur pjesën e shpirtit të tyre, fëmijët e tyre. Lutem me gjithë zemër për shërimin e fëmijës së plagosur.
Ky është rasti për të reflektuar si ligjvënës, nuk mund të vazhdojmë t’i quajmë “aksidente” apo “pakujdesi” raste kur dikush hipën i dehur në timon. Ky është një akt i vetëdijshëm, ku makina kthehet në armë dhe rreziku për jetën e të tjerëve është i qëllimshëm.
Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë më këta persona si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës. Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të pasojave.
Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur dhe të japë drejtësi të vërtetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit