Teksa ka mbërritur më Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian, kryeministri Edi Rama ka marrë vesh lajmin tragjik për vdekjen e dy të miturve nga një aksident, pasditen e kësaj të diele në Durrës.
Kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij x ka reaguar, duke e konsideruar si ngjarje të pangushëllueshme, i cili i bashkohet lutjes për shërimin e fëmijës së tretë, që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”.









