-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezoluta e SHBA për Kosovën në NATO/ Berisha: Mbështetje e çmuar për paqen në rajon!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, me anë të një postimi në facebook ka reagur lidhur me Rezolutën e paraqitur me 30 prill nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, për anëtarësimin e Kosovës me NATO-n.

Sipas Berishës kjo është një mbështetje e çmuar për paqen dhe sigurinë në rajon.

Postimi i Berishës

Rezoluta në Kongresin e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Mbështetje e çmuar për paqen dhe sigurinë në rajon
Të dashur miq,
Këto ditë, kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Partia Demokratike e Shqipërisë e përshëndet këtë akt si një mbështetje të çmuar për aspiratat euroatlantike të qytetarëve të Kosovës. Ajo e konsideron anëtarësimin e Kosovës në NATO si:
• Një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit tonë.
• Përgjigjen më të vendosur dhe më të merituar ndaj ambicieve të pashuara ruse në rajon.
Me këtë rast, PD falënderon me mirënjohje kongresmenët Self, Torres dhe Lawler për iniciativën e tyre tejet te rendesishme per Kosoven dhe rajonin tone si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju-Jork dhe Teksas për angazhimin e tyre të palodhur në mbështetje të Republikës së Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit