Çmimi Nobel i këtij viti në fiziologji ose mjekësi i është dhënë shkencëtarit suedez Svante Paabo për zbulimet e tij mbi evolucionin njerëzor.
Paabo ka udhëhequr kërkimin që krahason gjenomin e njerëzve modernë dhe të afërmve tanë më të afërt të zhdukur, Neandertalët dhe Denisovanët, duke treguar se ka pasur përzierje midis specieve.
Ndarja e çmimeve Nobel të këtij viti nisi me atë të mjekësisë për të vijuar më pas ditën e nesërme me çmimin e fizikës, me kiminë të mërkurën dhe letërsinë të enjten. Ndërsa të premten do të shpallet çmimi Nobel i Paqes 2022.